Kusari-Lila: Nga nesër çmimi maksimal në treg nuk mund të jetë më i lartë se 1.54 euro për naftë dhe 1.36 për benzinë

by Nexhat

Ministrja e MINT, Mimoza Kusari – Lila, deklaron se nga nesër çmimi maksimal në treg nuk mund të jetë më i lartë se 1.54 €/l për naftë dhe 1.36 €/l për benzinë.

Tutje, ajo u thotë qytetarëve që çdo parregullsi në tregun e derivateve ta raportojnë në numrin pa pagesë: 0800 11000.

banner

Postimi i saj i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sipas të dhënave të importit të sotëm, çmimi për litër i derivateve është në rënie. Importi sot është bërë me këto çmime:

Nafta: 1.40 €/l

Benzina: 1.22 €/l

Rrjedhimisht, bazuar në vendimin në fuqi për marzhën e fitimit, nga nesër çmimi maksimal në treg nuk mund të jetë më i lartë se:

* Nafta: 1.54 €/l

* Benzina: 1.36 €/l

Për çdo parregullsi në tregun e derivateve, ju inkurajoj t’i raportoni në numrin pa pagesë: 0800 11000.

Falë bashkëpunimit tuaj, mund të sigurojmë një treg më të drejtë dhe transparent për të gjithë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy