Gazetares Ardiana Thaçi Mehmeti i shpërndahen të dhënat personale në një grup me 70 mijë anëtarë ku provohet të denigrohen gratë, AGK: Kërkojmë reagim nga institucionet

by Nexhat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar pasi gazetares Ardiana Thaçi – Mehmeti i janë shpërndarë të dhënat personale në një grup me 70 mijë anëtarë në Discord.

Në njoftim thuhet se gazetarja ka marrë dhjetëra mesazhe me përmbajtje eksplicite seksuale, të enjten mbrëma nga anëtarët e këtij grupi.

banner

AGK i ka bërë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të hetojnë administratorët e grupit dhe të punojnë në mbylljen e menjëhershme  të tij.

Njoftimi i plotë:

Të dhënat private të gazetares Ardiana Thaçi – Mehmeti shpërndahen në një grup me 70 mijë anëtarë në Discord

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar pasi është njoftuar se të dhënat personale (numri i telefonit) i gazetares së Kiks Kosova, Ardiana Thaçi – Mehmeti është shpërndarë ilelagisht në një grup në rrjetin Discord, që numëron 70 mijë anëtarë.

Gazetarja ka marrë dhjetëra mesazhe me përmbajtje eksplicite seksuale, të enjten mbrëma nga anëtarët e këtij grupi. Kjo ndodhë pak muaj pasi që gazetarja Thaçi – Mehmeti raporti gjerësisht për grupin e ngjashëm në Telegram, të njohur si AlbKings, ku shpërndahen numra dhe të dhëna personale të grave me qëllim të denigrimit.

AGK-ja dënon fuqishëm këtë ngacmim të tmerrshëm online ndaj gazetares, dhe e sheh si fushatë të re hakmarrëse për shkak të punës dhe raportimit të saj. AGK-ja qëndron të solidaritet të plotë me të.

AGK-ja i bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të hetojnë administratorët e grupit dhe të punojnë në mbylljen e menjëhershme  të tij. AGK-ja gjithashtu pret që iniciatorët të mbahen përgjegjës para drejtësisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy