Turqia paralajmëron Greqinë/ Shkelja e ishujve të demilitarizuar rrezikon rajonin

by informim peje

Turqia ka paralajmëruar Greqinë pas raportimeve për aktivitete ushtarake greke në Egjeun Lindor, duke thënë se Athina zyrtare po shkel statusin e demilitarizuar të ishujve sipas traktateve të paqes të Lozanës së vitit 1923 dhe Parisit të vitit 1947.

“Iniciativat e Greqisë që shkelin statusin e ishujve në kundërshtim me traktatet e përfunduara, krijojnë paligjshmëri dhe dëmtojnë marrëdhëniet tona fqinje dhe aleate”, ka deklaruar ministria e Mbrojtjes Kombëtare në një konferencë javore për shtyp të enjten që ka bërë jehonë edhe në median greke.

banner

“Ne nuk i pranojmë iniciativat e Greqisë që nuk i shërbejnë qëllimit të vërtetë dhe synojnë t’i shndërrojnë krizat në rajonin tonë, në mundësi”, ka thënë më tej ministria.

Turqia gjithashtu ka vendosur një sistem mbrojtës raketor Patriot të NATO-s në Malatija dhe ka stacionuar gjashtë avionë luftarakë F-16 së bashku me sisteme mbrojtëse ajrore në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), ndërsa pasojat e luftës SHBA-Izrael kundër Iranit po vazhdojnë të prekin edhe territorin turk./ORA

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy