Basha: Paratë e shtetit kam mi këqyr si të miat

by informim peje

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka deklaruar se në ushtrimin e detyrës së tij do të tregojë kujdes maksimal në menaxhimin e parasë publike, duke thënë se fondet e shtetit duhet të trajtohen me përgjegjësi të lartë.

Në Debat Plus në TV Dukagjini, Basha tha se si ministër e sheh veten përgjegjës për çdo cent të buxhetit që përdoret në projektet infrastrukturore.

banner

“Unë i kam paret e shtetit edhe kam mi këqyrë ato pare si të miat. Qysh ti kur e thirr një mjeshtër në shtëpi edhe sigurohet me ta ofru shërbimin më të mirë për çmimin më të lirë. Edhe kam me u siguru që secili operatorë ekonomik, ia ofrojmë mundësin për ti kryer punët në projektet që i kanë nis. Por nuk lejoj në asnjë moment me manipulu dhe me këqyr më ia hëngër ashtin këtij shteti’, ka thënë Basha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy