Më shumë pati të reshura në vitin 2025 sesa në vitin 2024 në Kosovë

by Nexhat

Të dhënat e Anketës së Statistikave të Ujërave (ASU) 2025 tregojnë se gjithsej numri i ditëve me të reshura në Prishtinë, në vitin 2025 ishte 126 ditë, ku krahasuar me vitin 2024 (që ishin 110 ditë), ka një rritje të të reshurave për 14,5 %.

Sipas njoftimit thuhet se temperatura mesatare maksimale mujore në vitin 2025 ishte në muajin gusht (40.2°C), ndërsa temperatura mesatare minimale ishte në muajin shkurt (- 12.7 °C).

banner

“Ndërkaq, temperatura mesatare maksimale vjetore në vitin 2025 ishte 26.3°C, kurse temperatura mesatare minimale vjetore në vitin 2025 ishte (-1.5 °C). Ky publikim synon të kontribuojë në krijimin e një informacioni të qëndrueshëm mbi gjendjen e ujërave në Kosovë. Rezultatet e prezantuara në këtë publikim ofrojnë një burim të rëndësishëm statistikor për gjendjen e tanishme të këtij sektori”, thuhet në njoftim.

Për më shumë informata rreth Anketës së Statistikave të Ujërave (ASU) 2025, vizitoni:

https://ask.rks-gov.net/Themes/Environment

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy