Iran dhe Hezbollah godasin Izraelin me raketa, alarmet përfshijnë Tel Avivin

by informim peje

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit ka deklaruar se ka ndërmarrë sulme me raketa ndaj Izraelit në bashkëpunim me grupin libanez Hezbollah.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim News Agency, e cila konsiderohet e afërt me shtetin iranian, në operacion janë përfshirë edhe marina dhe njësitë e dronëve të IRGC-së, së bashku me luftëtarët e Hezbollahut.

banner

Vetëm 77 anije kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit që nga nisja e luftës! Një vit më parë ishin 1.229
Pas sulmit, alarmet ajrore janë aktivizuar në Tel Aviv, në zonat qendrore të Izraelit si dhe në disa pjesë të Bregut Perëndimor.

Deri në këto momente nuk raportohet për viktima apo dëme materiale nga kjo valë e fundit e sulmeve, ndërsa autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende një bilanc zyrtar për situatën./Shqip

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy