Kombëtarja iraniane “sfidon” Trumpin: Askush nuk mund të na ndalë në Kupën e Botës

by informim peje

Kombëtarja e Iranit i përgjigjet presidentit të SHBA, Donald Trump përsa i përket pjesëmarrjes në Botërorin e kësaj vere.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte thënë në platformën Truth Social, që Irani më mirë të mos marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik për jetën dhe sigurinë e tyre.

Përfaqësuesja e Iranit nëpërmjet një postimi në Instagram Story iu kundërpërgjigj presidentit amerikan teksa deklaroi se askush nuk mund ta përjashtojë nga Kupa e Botës.

banner

Në deklaratën e saj, kombëtarja e Iranit theksonte se pjesëmarrja e saj në turne nuk vendoset nga asnjë individ apo shtet.

‘Botërori është një ngjarje historike dhe ndërkombëtare dhe organizmi drejtues i tij është FIFA dhe jo ndonjë vend çfarëdo-thekson përfaqësuesja e Iranit-kombetarja iraniane falë forcës dhe fitoreve vendimtare të marra nga djemtë kurajozë të Iranit, ishte ndër të parat ekipe që u kualifikuan për këtë turne të rëndësishëm. Sigurisht askush nuk mund të përjashtojë kombëtaren iraniane nga Botërori; i vetmi vend që mund te ishte përjashtuar është ai që mban vetëm titullin e pritësit të eventit, por që nuk është në gjendje që të garantojë sigurinë e skuadrave pjesëmarrëse në këtë event global’.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy