Ambasada në Abu Dhabi thirrje qytetarëve të Kosovës: Nëse jeni larguar nga Emiratet, kontaktoni Ambasadën

by informim peje

Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të cilët kanë qenë në Emirate Arabe dhe janë larguar me vetë-iniciativë, ta lajmërojnë Ambasadën.

Ambasada ka sqaruar se një veprim i tillë do të ndihmojë në përditësimin dhe saktësimin e listës së personave të paraqitur deri më tani, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtutjeshme.

banner

“Njoftimin mund ta bëni përmes emailit të Ambasadës: embassy.uae@rks-gov.net ose përmes numrit emergjent: +971 54 709 2109.Ju lutemi që këtë njoftim ta bëni në kohën sa më të shkurtër të mundshme.

Një veprim i tillë do të na ndihmojë në përditësimin dhe saktësimin e listës së personave të paraqitur deri më tani, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtutjeshme”, njofton Ambasada.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy