Hoti reagon ndaj vendimit të Kurtit: Po normalizohet funksionimi i strukturave paralele

by informim peje

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar lidhur me qeverisë Kurti e cila është pajtuar me BE-në për të gjetur një modalitet që shtynë implementimin strikt të Ligjit për të Huajt.

Hoti, në reagimin e tij, ka thënë se kryeministri Albin Kurti tani detyrohet të merret me normalizim të funksionimit të strukturave paralele, pas disa vitesh sanksionesh nga Bashkimi Evropian.

banner

“Kosova sigurisht se duhet të jetë e gatshme për dialog me fqinjin verior, gjithmonë me ndërmjetësimin e aleatëve. Por askush nuk ka të drejtë të pranojë zgjidhje, edhe pse mund të duken teknike, që normalizojnë funksionimin e strukturave paralele. Nuk duhet të pranohet vendosja e një ‘status quo’-je”, ka shkruar ai.

Postimi:

Në fillim të mandatit në vitin 2021, Kurti e braktisi dialogun për njohje reciproke dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare ligjërisht të obligueshme. Në atë kohë ishte krijuar dakordim i përgjithshëm me aleatët se dialogu duhet të zhvillohej vetëm për marrëveshje përfundimtare, në të cilën do të adresoheshin të gjitha çështjet e mbetura në dialogun teknik duke marrë për bazë normat dhe standardet ndërkombëtare të normalizimit të bashkëpunimit ndërshtetëror. Në vazhdimësi, liderët evropianë dhe ata amerikanë e theksonin mbështetjen për një marrëveshje të tillë.

Tash, pas disa vitesh sanksionesh nga BE-ja dhe kritikash nga aleatët e tjerë, Kurti detyrohet të merret me normalizimin e funksionimit të strukturave paralele.

Kosova sigurisht se duhet të jetë e gatshme për dialog me fqinjin verior, gjithmonë me ndërmjetësimin e aleatëve. Por askush nuk ka të drejtë të pranojë zgjidhje, edhe pse mund të duken teknike, që normalizojnë funksionimin e strukturave paralele. Nuk duhet të pranohet vendosja e një ‘status quo’-je.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy