MPB për Ligjin për të Huajt dhe për Automjete: Do nxirren vendime për njohjen e përkohshme të kartës së identitetit të lëshuar nga strukturat jolegale paralele

by Nexhat

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në përputhje me deklarimet e Kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesit special të BE-së Peter Sorensen të datës 14 mars 2026, është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e plotë të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete, pas periudhës informuese të paraparë deri me 15 mars, përkatësisht nga data 16 mars mund të fillohet me aplikime për lejeqëndrim apo lajmërim të adresës.

Gjithashtu, “në kuadër të këtij procesi, Ministria e Punëve të Brendshme do të nxjerrë aktet e nevojshme administrative për mundësimin e regjistrimit, për një periudhë tre (3) mujore, të fakteve të lindjes, martesës dhe vdekjes të regjistruara deri më 15 mars 2026 në institucionet jolegale paralele serbe, me qëllim integrimin e tyre në Regjistrit Civil të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

banner

Tutje, në njoftim thuhet se “ministria do të nxjerrë vendimet e nevojshme administrative për njohjen e përkohshme të kartës së identitetit të lëshuar nga strukturat jolegale paralele serbe, ekskluzivisht për qëllime identifikimi, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi”.

Gjithashtu në këtë njoftim janë bërë të ditura detajet si më poshtë:

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, përfshirë Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) dhe Policinë e Kosovës, do të ofrojë të gjitha informatat dhe udhëzimet e nevojshme për qytetarët që preken nga këto vendime. Njëkohësisht, Ministria do të përgatitet për fillimin e lëshimit të lejeqëndrimeve të përkohshme pas pranimit të listave të punëtorëve në sistemin shëndetësor dhe të arsimit nga komunat dhe pas aplikimit individual të këtyre personave, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

MPB thekson se të gjitha veprimet institucionale po ndërmerren për të siguruar zbatim të rregullt, të koordinuar dhe gjithëpërfshirës të ligjeve, duke garantuar qasje në shërbime dhe siguri juridike për të gjithë qytetarët, në përputhje me standardet evropiane dhe sundimin e ligjit.

Gjithashtu, Ministria njofton të gjithë shtetasit e huaj se deklarimi i adresës brenda tre (3) ditëve nga hyrja në Republikën e Kosovës është obligim ligjor dhe mund të bëhet përmes aplikacionit për deklarimin e adresës, i cili mund të përdoret nga telefonat me sistem Android, iOS dhe përmes ueb-it të Policisë së Kosovës, si dhe stacionit më të afërt policorë.

Ministria e Punëve të Brendshme në vazhdimësi do të publikojë udhëzime shtesë, dhe për çdo informacion mund të drejtoheni në Zyrën për Informim të MPB-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy