Profesori Valon Murtezaj tha se aleanca Shqipëri-Kosovë-Kroaci nuk përbën fare kërcënim për rajonin dhe nuk duhet përdoret si motivacion apo pretekst nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
“Ai [Vuçiqi] e merr një lloj motivaconi gjoja se aleanca Shqipëri-Kosovë-Kroaci përbën kërcënim. Një gjë e tillë absolutisht nuk është e vërtetë dhe nuk ka bazë reale që Serbia të armatoset me kapacitete të tilla ushtarake”, ka thënë Murtezaj në Info Magazine të Klan Kosovës.
Murtezaj megjithatë e konsideron këtë retorikë si pjesë të politikës së kamotshme serbe.
“Nëse këto deklarata që vijnë nga presidenti Vuçiq mund të tingëllojnë shpeshherë, sado që nuk do të duhej të jenë të reja për ne që i njohim rrethanat në Ballkan, protagonistët e politikës serbe për fat të keq në 30 vjetët e fundit apo më herët jam të shquar për këto gjëra”

