Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se do të ishte “shumë keq për të ardhmen e NATO-s” nëse aleatët nuk ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore kritike për transportin global të naftës.
Në një intervistë me Financial Times, Trump thotë se pret që Kina të ndihmojë në zhbllokimin e ngushticës dhe mund të vonojë një samit me udhëheqësin kinez Xi Jinping nëse nuk e bën këtë, shkruan BBC.
Në bordin e Air Force One, Trump thotë gjithashtu se po flet me “rreth shtatë” vende rreth “policimit” të ngushticës, duke shtuar se “do ta mbajë mend” nëse ato nuk ndihmojnë.

