Vrasja në Gjakovë, Prokuroria: Po ndërmarrim veprimet e nevojshme për arrestimin e të dyshuarit

by Nexhat

Prokuroria Themelore e Gjakovës e konsideron vrasje të rëndë krimin e mëngjesit të sotëm në Gjakovë, ku një person u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës ishte në vendin e ngjarjes, sipas njoftimit.

banner

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se sot, më datë 16 mars 2026, është raportuar për një vrasje në Gjakovë. Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Gjakovë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me këtë rast, Prokurori i Shtetit “ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thotë Prokuroria.

Prokuroria Themelore e Gjakovës thotë se po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me kapjen e autorit të dyshuar dhe lidhur me rastin.

“Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim. Gjithashtu, janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy