Hamiti: Mbasi lëshoi pe ndaj serbëve, Kurtit po i kërkohet t’i zbatojë Marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit

by Nexhat

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar kompromisin e fundit të kryeministri Albin Kurti në raport me serbët e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se pasi lëshoi pe ndaj serbëve, Kurti tani po i kërkohet t’i zbatojë Marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit që i ka pranuar në vitin 2023.

banner

Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se këto marrëveshje janë me të këqijat në historinë e dialogut me Serbinë.

“Mbasi lëshoi pe ndaj serbëve, tash Albin Kurtit po i kërkohet t’i zbatojë Marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit që i ka pranuar vetë më 2023 në emër të Kosovës. Për kujtesë, më këto Marrëveshje, më të këqijat në historinë e dialogut me Serbinë, Albin Kurti ka pranuar vetëmenaxhim, domethanë autonomi politike-territoriale për serbët, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kur lëshon pe Kurti ndaj serbëve, bën akte prej burrështetasi në sytë e adhuruesve të vet. Kur Albin Kurti i thuri lavdata Oliver Ivanoviqit, serbit të dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, askush prej përkrahësve të tij patriotikë nuk ia pa për të madhe”, ka shkruar Hamiti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy