JUVENTUS/ Zbulohen të “paprekshmit”, ja lojtarët që ikin dhe mund të afrohen!

by informim peje

Trajneri Luciano Spalletti ka filluar të qartësojë planet për të ardhmen e Juventusit, ndërsa sezoni hyn në fazën vendimtare. Edhe pse katër muaj e gjysmë nuk janë shumë, mjaftojnë për të krijuar një ide të qartë: kush qëndron, kush mund të largohet dhe cilët janë përforcimet e mundshme.

Projekti i ri bardhezi do të ndërtohet rreth trajnerit dhe talentit të ri Kenan Yildiz, ndërsa objektivi kryesor mbetet kualifikimi në Champions League. Ky synim konsiderohet jetik, jo vetëm për aspektin sportiv, por edhe për balancat financiare dhe për të siguruar një merkato konkurruese.

banner

Spalletti ka kërkuar një skuadër më ambicioze dhe ka vendosur disa kufij të qartë. Lista e lojtarëve të paprekshëm është e shkurtër, por e qartë: Pierre Kalulu dhe Gleison Bremer në mbrojtje; Weston McKennie, Manuel Locatelli, Khephren Thuram dhe Andrea Cambiaso në mesfushë; ndërsa në sulm Francisco Conceição, Dusan Vlahovic dhe Yildiz.

Të gjithë të tjerët konsiderohen mund të largohen nëse vijnë oferta të përshtatshme, në funksion të rritjes së nivelit të skuadrës me një përzierje talentesh të rinj dhe lojtarësh me eksperiencë.

Mes emrave të përfolur spikat Manu Kone, i cili ka shkëlqyer me Sassuolon dhe vlerësohet rreth 30 milionë euro. Nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së lojtarëve në marrëveshje.

Për përvojë dhe cilësi, në listë janë edhe Leon Goretzka dhe Mason Greenëood, edhe pse tratativat për ta janë të vështira për shkak të konkurrencës. Ndërkohë, ëndrra e madhe mbetet Sandro Tonali, një objektiv shumë i komplikuar për t’u realizuar.

Dy elementë do të ndikojnë ndjeshëm në të ardhmen e Juventusit: Rinovimi i kontratës së Dusan Vlahovic, me negociatat që po avancojnë ndjeshëm krahasuar me disa muaj më parë.

Shitjet, të cilat mbeten sfiduese, sidomos për lojtarë si Jonathan David, Lois Openda dhe Edon Zhegrova./Ora

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy