Mourinho: Te Reali, vetëm stema është e paprekshme

by Nexhat

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka dërguar një mesazh të qartë për futbollistët e tij në prag të përballjes në Ligën e Kampionëve kundër Leizpig, duke theksuar se asnjë lojtar nuk e ka vendin e garantuar në formacion, pavarësisht emrit, statusit apo çmimit të transferimit.

I pyetur për formën e brazilianit Vinicius Junior, i cili po kalon një periudhë jo të lehtë dhe është zëvendësuar nga Yan Diomande, trajneri portugez theksoi se vendimet e tij do të bazohen vetëm në paraqitjet në fushë.

banner

“Te ky klub, e paprekshme është vetëm stema. Asnjë lojtar nuk është i paprekshëm. Nuk ka rëndësi statusi, shiriti i kapitenit apo shuma e paguar për transferimin e një futbollisti. Ajo që e bën një lojtar të paprekshëm është rendimenti i tij në fushë”, deklaroi Mourinho.

Megjithatë, tekniku konfirmoi se Vinicius do të jetë titullar në ndeshjen e Champions League, pa zbuluar nëse braziliani do ta zërë vendin e Diomandes në formacion.

“Vinicius është anësor i majtë. Mund ta aktivizoj edhe në pozicione të tjera, por ky është roli i tij natyral. Nuk mund t’i zbuloj planet e mia. Diomande nuk ka pse ta dijë paraprakisht nëse do të luajë apo jo”, u shpreh trajneri i Real Madridit.

Mourinho pranoi gjithashtu se skuadra e tij ka ende shumë për të përmirësuar për të arritur nivelin që ai synon. Portugezi theksoi se nuk është një trajner që u qëndron verbërisht ideve të veta, por është i gatshëm të përshtatet sipas nevojave të ekipit.

“Na mungojnë shumë gjëra për të arritur atë që dëshiroj. Nuk jam nga ata trajnerë kokëfortë që janë të gatshëm të vdesin për idetë e tyre”, deklaroi ai.

Për Real Madridin, sfida ndaj Leipzig përbën një mundësi të rëndësishme për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive dhe për t’iu afruar kualifikimit në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, në rast të fitores së tretë radhazi.

Ndërkohë, vëmendja e madrilenëve do të jetë edhe te përballja e madhe me Barcelonën në La Liga, e paraparë për 25 tetor, një duel që pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në garën për kreun e kampionatit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy