Mësohet se punëtori tjetër që humbi jetën në Vjenë është nga komuna e Istogut

by Nexhat

Mësohet se punëtori i dytë që humbi jetën në Vjenë është nga Mojstiri i Istogut. Ndërsa, e konfirmuar nga kryetari Lushtaku, është humbja e punëtorit Pajtim Bajrami nga Klina e Poshtme e Skenderajt.

Mediat në Austri raportuan se ajo që ndodhi të martën pasdite në lagjen Alsergrund të Vjenës dukej si një skenë nga një film apokaliptik. Katër punëtorë humbën jetën në aksidentin fatal në kantierin e ndërtimit dhe një tjetër u lëndua.

banner

Sipas informatave të para, tre nga katër punëtorët që humbën jetën janë nga Kosova.

Pak pas orës 14:00, tragjedia ndodhi në oborrin e një pallati apartamentesh në Porzellangasse në lagjen e 9-të. Gjatë punimeve të betonit, struktura papritmas dështoi: E gjithë skela, përfshirë kallëpet, u shemb – pikërisht në momentin kur pesë punëtorë po qëndronin mbi të, raportoi gazeta “Krone”.

Arsyeja pse struktura u shemb papritur është aktualisht e paqartë. Policia dhe inspektorati i punës po hetojnë intensivisht rastin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy