Sonte, rreth orës 21:10, në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku. Një veturë goditi gjersa po kalonte rrugën, profesorin 74 vjeçar, Miftar Lushtaku, shkruan Mitropol.
E hoxha nga Skënderaj, Elbasan Xani tha se me dhimbje të thellë mori lajmin për vdekjen e xhematliut të tij, Miftar Lushtakut, i cili pas namazit të teravisë, duke kaluar rrugën, është goditur nga një automjet dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
“Profesor Miftarin e kam pasur xhematli dhe, edhe në moshë të shtyrë, ai me mua i ka mësuar shkronjat e Kur’anit. E lus Allahun që ta mëshirojë, t’ia falë gabimet dhe kjo teravi e fundit t’i bëhet argument për ta futur në Xhenet. Allahu e mëshiroftë, ndërsa familjes së tij Allahu ua shtoftë sabrin dhe i forcoftë në këtë dhimbje të madhe.”, shkroi hoxha Xani.

