Deputeti i PDK-së, Ferat Shala th se presin nga Gjykata Kushtetuese që ta çoj vendin në zgjedhje të reja parlamentare pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri.
Sipas tij, PDK-ja është e gatshme për një proces të ri zgjedhor dhe se beteja e saj është që të kthehet si parti e parë.
“Ne presim që Gjykata Kushtetuese ta çoj vendin në zgjedhje sepse është konsumuar çdo afat kushtetues i mazhorancës. PDK është e gatshme për proces zgjedhor. Tash e disa vite jemi parti dytë dhe beteja jonë është që ne të kthehemi parti e parë dhe për këtë po punojmë fuqushëm në strukturat e partisë. Shpresoj dhe besoj se do duhej të kemi një skenë të re politike në vend”, tha Shala për RTV21.

