Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk është më shpresa e Kosovës, por, sipas tij, është bilanci i një epoke që premtoi shumë, prodhoi shumë konflikt dhe ndërtoi më pak se sa kishte detyrimin të ndërtonte.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se oha e premtimeve ka kaluar, ndërsa shtoi se tani është koha e bilancit, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, Haradinaj shtron pyetjen se “a është bërë Kosova më stabile, më funksionale dhe më e fortë si shtet pas gjithë këtyre viteve me Albin Kurtin në krye të pushtetit? Përgjigjja është jo”.
Madje, sipas politikanit, nëse Kurti fiton përsëri, kjo nuk do të thotë automatikisht stabilitet për vendin.
“Kosova nuk ka nevojë për një kryeministër që flet përditë si në fushatë. Ka nevojë për shtet që punon, për institucione që respektojnë njëra-tjetrën, për ekonomi që lëviz dhe për politikë që ndërton. Qytetari ka të drejtë sot të kërkojë jo edhe një premtim tjetër, por një llogari të thjeshtë: çfarë ka prodhuar gjithë ky pushtet?”.

