Çështja e Presidentit, Rrustemi thotë se Kurti iu ka ofruar PDK’së dhe LDK’së marrëveshje politike për “pozicione tjera institucionale”

by Nexhat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha për herë të parë në Pressing në T7 se Vetëvendosja i ka ofruar “marrëveshje politike PDK-së dhe LDK-së”, teksa po diskutohej për çështjen e presidentit.

Autori i Pressing, Leonard Kërquki, e pyeti Rrustemin se çfarë marrëveshje politike i keni ofruar PDK-së dhe LDK-së?

banner

“Ka pasur gatishmëri në orët e fundit në komunikim për të diskutuar marrëveshjet politike edhe për pozicione tjera institucionale…”, tha Rrustemi në Pressing, transmeton Express..

“Për qeveri ka pasur refuzim prej opozitës”, tha ai kur u pyet nëse opozitës ju ofrua bashkëpunim për qeverinë.

Ai tha se “gatishmëri nga VV-ja ka pas për marrëveshje politike”, duke mos sqaruar se çka konkretisht.

Por sipas tij, “meqenëse nuk ndodhi takimi”, nuk është nevoja të përmenden këto “pozicione”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy