Një grup gazetarësh ukrainas me qëndrim në Prishtinë, kanë realizuar një vizitë në fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël të Komunës së Rahovecit, dy nga zonat më të prekura nga krimet e luftës në Kosovë.
Kjo vizitë u mundësua nga Instituti “Octopus” në Prishtinë, nën udhëheqjen e Dr.Arben Fetoshi dhe kishte për qëllim njohjen nga afër me ngjarjet tragjike të luftës, si dhe dokumentimin e rrëfimeve të të mbijetuarve.
Në Krushë të Madhe, delegacioni u prit nga përfaqësues lokalë dhe vizitoi Muzeun e Masakrës, ku u njohën me dëshmitë dhe dokumentacionin që pasqyron krimet e kryera gjatë luftës. Po ashtu, gazetarët zhvilluan intervista me banorë të zonës, duke dëgjuar rrëfime personale mbi përjetimet gjatë luftës. Më 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë e Madhe janë vrarë e masakruar 243 persona.

