Moti sot dhe ditëve në vazhdim

by Nexhat

Sot në Kosovë na pret mot me vranësira të shpeshta dhe mundësi për ndonjë interval kohor me diell. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë pak më të ulëta se vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. Në disa vise mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.

Minimalja pritet të zbres deri në -2 gradë Celsius, kurse maksimale deri në 12 gradë Celsius.

banner

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Rrallë në disa zona mund të ketë reshje të dobëta shiu e në disa male ndonjë fjollë bore.

Reshje paksa më të përhapura parashihen në fillim të javës së re, megjithatë ende mbesin reshje të dobëta dhe të karakterit lokal. Në disa ultësira nganjëherë priten riga lokale shiu, kurse në viset malore parashihen reshje të herëpashershme kryesisht të dobëta bore. Temperaturat në rritje të lehtë, pastaj do të pësojnë ulje sërish./MeteoBallkan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy