Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Majac të Podujevës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për gazeten Insajderin se bëhet fjalë për një të vdekur, teksa ka shtuar se në vendngjarje është nisur prokurorja e rastit, Bukurie Gjonbalaj.
Burime brenda institucioneve të sigurisë thonë se një grua është mbyllur në shtëpi dhe po kërcënon me veprime që i rrezikojnë jetën.

