Hysaj: Botërori 2026 është ëndrra ime, në Varshavë luajmë për fitore

by Nexhat

Mbrojtësi i Elseid Hysaj ka folur para mediave për sfidën vendimtare të Shqipëria ndaj Polonisë, duke e cilësuar këtë përballje si një “finale” në rrugën drejt Kupës së Botës 2026.

Sipas tij, kuqezinjtë janë të përgatitur për një duel të vështirë, pavarësisht se bëhet fjalë për një ndeshje të vetme.

banner

“Është një ndeshje e vetme. Jemi të kënaqur që kemi arritur ‘play-ff’-in, por duam të shkojmë në Botëror me Shqipërinë. Jemi të motivuar për t’ia dalë në Poloni,” u shpreh Hysaj.

Ai foli edhe për rolin e tij në skuadër dhe përkushtimin ndaj fanellës kuqezi.

“Kam pasur vështirësi te klubi kohët e fundit, por Kombëtarja është tjetër gjë. Kam bërë gjithçka për Shqipërinë dhe do ta bëj sërish. Jam gati. Është krenari të luash për këtë fanellë, sidomos në një ndeshje kaq të rëndësishme,” theksoi ai.

Duke komentuar mungesat në repartin ofensiv, Hysaj pranoi se ato kanë ndikim, por beson te grupi.

“Mungesat janë të rënda. Rey Manaj dhe Mirlind Daku janë shumë të rëndësishëm për ne. Kur janë në fushë e kemi më të lehtë, por këto janë mundësi që lojtarët e tjerë të tregojnë veten,” deklaroi ai.

Në fund, mbrojtësi shqiptar foli për ëndrrën e tij për të luajtur në një Botëror, duke theksuar rëndësinë e kësaj sfide.

“Është një ëndërr që nga fëmijëria. Më mungon vetëm Botërori. Kemi një mundësi dhe duhet ta shfrytëzojmë. Nëse fitojmë, bëjmë histori. Nëse jo, do të jetë shumë e dhimbshme për ne,” përfundoi Hysaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy