Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK), përmes kryetares së saj, akademikes Justina Shiroka-Pula, zhvilloi një takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe sektorit ekonomik.
Gjatë takimit, Shiroka-Pula prezantoi planet dhe studimet e ASHAK-ut në fushën e ekonomisë dhe diskutoi mundësitë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta me OEK-un, duke përfshirë studime në ekonomi dhe politika publike që synojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Takimi theksoi rëndësinë e lidhjes së kërkimit shkencor me nevojat reale të ekonomisë dhe politikëbërjes, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes akademisë dhe sektorit privat mund të kontribuojë në rritjen e inovacionit dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në vend.

