Thellohet deficiti tregtar, importet shumëfish më të larta se eksportet

by informim peje

Të dhënat e Tregtisë së Jashtme të Mallrave tregojnë se Kosova ka shënuar një rritje të deficitit tregtar në muajin shkurt 2026 prej 2.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Deficiti arriti në 464.0 milionë euro, nga 451.4 milionë euro një vit më parë, ndërsa eksportet mbuluan vetëm 14.1% të importeve.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) eksporti i mallrave në muajin shkurt 2026 kishte vlerën 78,1 milion euro, ndërsa importi 542,1 milion euro, është një rritje prej 16.1% për eksport dhe një rritje prej 4.5% për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.

banner

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit e përbëjnë: 23.5% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 11.8% plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, 11.3% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 9.8% produktet minerale, 8.5% artikuj të ndryshëm të prodhuar, etj. Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: 12.2% produktet minerale,12.1% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11.8% mjetet e transportit, 11.5% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 9.9% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 25,6 milion euro, ose rreth 32.7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4.2%. Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania 10.6%, Holanda 3.3%, Italia 2.8%, etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 235,8 milion euro, ose 43.5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.9%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania 14.4%, Italia 4.7%, Polonia 3.5%, etj.

Në muajin shkurt 2026, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 37,2 milion euro, ose 47.6% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 28.5%. Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Maqedonia e Veriut 18.7%, Shqipëria 12.8%, Serbia 8.2%, Mali i zi 5.9%. Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin shkurt 2026, arritën në 70,8 milion euro, ose 13,1% të importeve të përgjithshme, me një rënje prej 15.0%. Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut 5.5%, Serbia 3.2%, Shqipëria 2.2, etj.

Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 15,3 milion euro, ose 19.6%. Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet janë Zvicra 11.4% dhe Turqia 2.6%.

Ndërsa importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 235,5 milion euro, ose 43.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina 12.8% dhe Turqia 11.2%. Për më tepër të dhënat janë të paraqitura në formë tabelore në vazhdim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy