Pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku LDK nuk mori më shumë se 13% të votave, Lumir Abdixhiku fatin e tij në krye të partisë e kishte lënë në dorën e delegatëve.
Hykmete Bajrami kishte dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe kishte kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut.
Ajo ka thënë në “Pressing” të T7, se asnjë delegati nuk ia ka kërkuar votën pro ose kundër Abdixhikut.
“Kanë qenë 300 delegatë prezentë. Nuk ekziston asnjë delegat që Hykmete Bajrami e ka kontaktuar ndonjë delegat për të votuar pro ose kundër”, ka thënë ajo.

