Një punëtor ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në vendin e punës që ka ndodhur ditën e djeshme në Han të Elezit.
Sipas informacioneve zyrtare, viktima, mashkull kosovar, ka rënë nga një lartësi teksa ishte duke kryer disa punë në vendin e tij të punës. Si pasojë e lëndimeve të marra, ai është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Burime mjekësore bëjnë të ditur se gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe inspektorët komunalë, të cilët kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent.
Policia ka bërë të ditur se rasti mbetet nën hetim.

