“Asnjë marrëveshje të mos arrihet me Serbinë pa krijuar një tribunal për gjenocidin në Krushë”, Sejfullahu: Të dënohen përgjegjësit

by Nexhat

Në Krushë të Madhe sot është shënuar 27-vjetori i masakrës

Sejfullah Sejfullahu, banor nga ky fshat tha se pas lufte UNMIK-u e EULEX-i i kanë mashtuar duke u thënë se po marrin dëshmi, por ne fakt siç deklaron Sejfullahu këto dëshmi u zhdukën në interes të shtetit serb.

banner

Sipas tij, është vrasje e dyfishtë për krushianët kur institucionet ndërkombëtare në vend se të merren me krimet e gjenocidit, ato fondet i investuan në fabrikimin e dëshmive për krerët e UÇK-së dhe luftëtarët.

“Në vitet e pasluftës në institucionet tona të përkohshme, arsyetoheshin se kjo ishte e drejtë e institucioneve ndërkombëtare, e për të trokitur ata talleshin me ne. Dhe jo vetëm kaq, ata në fillim UNMIK-u e EULEX-i na gënjyen, na mashtruan e manipuluan, vinin në Krushë kinse po mbledhin dëshmi, i morën dëshmitë dhe i zhdukën ato në interes të shtetit serb. Është vrasje e dyfishtë për ne krushianët kur institucionet ndërkombëtare në vend se të merren me krimet e gjenocidit, ato fondet i investuan në fabrikimin e dëshmive për krerët e UÇK-së dhe luftëtarët”,

“Ju konfirmoj në emër të banorëve të Krushës së Madhe se të paktën janë qindra krushiane e krushianë që kanë vdekur si pasojë e gjendjes së rënduar shpirtërore pas masakrave të Serbisë, përfshirë këtu edhe disa dëshmitarë kyç. Kërkojmë nga ju që asnjë marrëveshje të mos arrihet me Serbinë pa krijuar një tribunal për gjenocidin në Krushë dhe pa u dënuar përgjegjësit. E dimë që keni presion e do të keni më shumë, po më bërllog nuk bëhet”, tha Sejfullah Sejfullahu, banor i Krushës së Madhe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy