Kush shkëlqeu te Kosova në mbrëmjen historike në Sllovaki?

by informim peje

Dhe notën më të madhe prej lojtarëve të Kosovës në fitoren 4:3 të së enjtes mbrëma ndaj Sllovakisë në Bratislavë e kishte Florent Muslija.

Ai u vlerësua me notën 7.7 nga “SofaScore”, sajti i specializuar për statistika në futboll.
Muslija shënoi supergol për epërsinë 3:2 të Kosovës. U shqua me veprime teknike dhe vizion gjatë lojës.

banner

Vedat Muriqi e Fisnik Asllani u vlerësuan me notën 7.2 nga “SofaScore” e pas tyre Mërgim Vojvoda ishte me notën 7.1. Veldin Hoxha “mori” notën 7, njëjtë si Lumbardh Dellova.
Me 6.9 u vlerësua Kreshnik Hajrizi, me 6.7 Albian Hajdari, 6.6 Elvis Rexhbeçaj, 6.4 Aro Muriq, e 6.2 Dion Gallapeni.

Edhe “FlashScore” më të mirin e vlerësoi Florent Muslijën – 7.7. Menjëherë pas tij Vojvodën me 7.6, derisa Aro Muriqit iu dha nota më e dobët nga “FlashScore”, 5.2.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy