Jemeni lëshon raketa ndaj Izraelit/ Rebelët e Houth-it sulmojnë në kundërpërgjigje të goditjeve në Bregun Perëndimor

by informim peje

Një raketë e lëshuar nga Jemeni ka goditur drejt jugut të Izraelit, duke rritur tensionet në Lindjen e Mesme dhe duke sinjalizuar mundësinë e hapjes së një fronti të ri në rajon.

Sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore u aktivizuan menjëherë, dhe sirenat e alarmit u dëgjuan në Beershevë dhe zonat përreth. Nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale deri tani.

banner

Sulmin e kryen rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, si kundërpërgjigje ndaj goditjeve izraelite në objektiva në Iran, Liban, Irak dhe Bregun Perëndimor.

Ata paralajmëruan se operacionet do të vazhdojnë deri në arritjen e qëllimeve të tyre.

Ekspertët paralajmërojnë se përfshirja aktive e Houthive mund të rrisë krizën, duke kërcënuar furnizimin global me naftë dhe tregtinë ndërkombëtare, teksa konflikti merr dimensione gjithnjë e më globale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy