Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se e konsideron të papranueshme dhe skandaloze ekspozitën e fundit për masakrat e luftës 1998–1999, e cila shtrembëron të vërtetën historike dhe cenon rëndë dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre.
“Çdo përpjekje për t’i relativizuar krimet e kryera në Kosovë, për t’i manipuluar faktet apo për ta deformuar të vërtetën, është jo vetëm e papranueshme, por edhe e rrezikshme për kujtesën kolektive dhe drejtësinë historike”, thuhet në reagim.
Partia Demokratike e Kosovës përmes komunikatës ka thënë se kërkon detaje të përgatitjes së ekspozitës, identifikimin dhe mbajtjen përgjegjës të përesonave të përfshirë në financim dhe promovim, kërkimfalje publike ndaj familjee të viktimave dhe qytetarëve dhe hetime për elemente penale.

