Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kërkim-falja nuk mjafton për rastin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, duke kërkuar hetim të veçantë për mënyrën se si është proceduar kërkesa
Ajo tha se në kërkesn që ju është ardhur në kryesi nuk ka pasur emrin e Shkelzen Gashit. Sipas saj pasaktësitë e evidentuara prekin drejtpërdrejt familjarët e viktimave dhe dëmtojnë të vërtetën historike.
“Nga pasaktësitë që u pa në ekspozitë, në raste të tilla kërkim falja nuk mjafton. Unë vetëm mund ta marr me mend se si janë ndjerë familjarët e viktimave të masakrës famëkeqe të Dubravës, nëna ime e ka një të vrarë aty. Ka pasur pasaktësi edhe të tjera por kjo ndikon në narracionin dhe të vërtetën historike. Këtu nuk duhet të përfundojë hetimi. Kërkesa ka ardhur nga organizata Integra, kërkesa i është drejtuar kryetares së Kuvendit pastaj ajo e ka ndarë më ne. Çfarë thuhet në kërkesë është që synohet që të publikohen fotografi të masakrave që kanë ndodhur në Kosovë gjatë vitit 1998-99. Se besoj që do të kishte njeri që nuk do ta pranonte mirëpo në kërkesën është nënshkruar nga Kushtrim Koliqi, askund nuk figuron emri i Shkëlzen Gashit dhe as që ekspozita do të bëhet bazuar në librin. Përtej pasaktësive këtu ka një manipulim të qëllimshëm dhe këtu duhet të ketë një hetim të veçantë, si ka ardhur kjo kërkesë, pse është mashtruar kryesia e Kuvendit. Këtu nuk ka asnjë emër të ndonjë organizate tjetër. Shoqata e Shkëlzen Gashit nuk është këtu, unë kurrë me dorën time nuk do të kisha nënshkruar atë që ka emrin e Shkëlzen Gashit, ai është një kontrovers. Kjo është një njollë që do të mbetet. Kam kërkuar rikthimin e mjeteve”, tha ajo.
Çitaku tha gjithashtu se deri më tani nuk kanë pranuar ftesë për takim nga kryeministri për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
“Nuk kemi pranuar asnjë ftesë, do ta shohim formën dhe përmbajtjen dhe pastaj e shohim. Është shumë e rëndësishme që qytetarët e Kosovës ta kenë të qartë se ku është burimi i situatës”, tha ajo.

