Alarm në Komisionin Europian: Dyshime për rrjedhje të dhënash pas sulmit kibernetik ndaj Europa.eu

by informim peje

Komisioni Europian konfirmoi këtë të hënë (30 mars) se sulmi kibernetik i zbuluar ditët e fundit kishte në shënjestër platformën Europa.eu, e cila është e hostuar në infrastrukturën e Amazon. Për herë të parë, autoritetet europiane pranuan se ekziston mundësia që gjatë sulmit të jenë marrë edhe të dhëna nga sistemi.

Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësi i Komisionit, Thomas Regnier, deklaroi se mekanizmat mbrojtës “identifikuan menjëherë aktivitetet keqdashëse”, ndërsa ekipet teknike nisën pa vonesë një hetim të brendshëm, duke arritur të kufizojnë shpejt incidentin.

banner

“Mekanizmat tanë mbrojtës zbuluan menjëherë aktivitetin e dëmshëm dhe ekipet tona nisën hetimin në kohë reale. Kjo na lejoi të kufizojmë situatën. U morën masa për të zbutur rrezikun dhe për të mbrojtur shërbimet dhe të dhënat tona, pa ndikuar në funksionimin e faqeve në Europa. Hetimi është në vijim”, u shpreh ai.

Regnier pranoi se “të dhënat e para tregojnë se disa informacione mund të jenë marrë”, por nuk dha detaje mbi natyrën e tyre, duke theksuar se hetimet vazhdojnë. Ai shtoi se infrastruktura e brendshme e Komisionit “nuk është prekur”, ndërsa incidenti lidhet me platformën publike të faqeve dhe potencialisht me të dhëna që mund të kenë qenë tashmë të aksesueshme publikisht.

Zëdhënësi shmangu të japë detaje të mëtejshme teknike apo operacionale për shkak të hetimeve në zhvillim, por konfirmoi se Komisioni është në kontakt me Amazon për shkak të hostimit të platformës. Ai gjithashtu bëri të ditur se deri tani nuk ka pasur komunikim me European Data Protection Supervisor (EDPS).

Në të njëjtën kohë, Komisioni hodhi poshtë çdo pretendim për mungesë përgatitjeje në fushën e sigurisë kibernetike, duke theksuar se ekzistojnë politika të forta dhe udhëzime të qarta për stafin. Sipas tij, rritja e sulmeve kibernetike është një fenomen i përgjithshëm si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, ndërsa reagimi i shpejtë në këtë rast dëshmon funksionimin efektiv të mekanizmave mbrojtës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy