PDK lëshon Kuvendin pasi LVV s’pajtohet të trajtohet si pikë e parë rezoluta për “mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës”

by Nexhat

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që ta lëshojë seancën plenare të Kuvendit pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk u pajtua që një rezolutë e propozuar nga PDK-ja për “mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës”, të futet si pikë e parë e rendit të ditës.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ftoi përfaqësuesit e partive politike për t’u konsultuar në lidhje me propozimin e parashtruar nga deputetja Vlora Çitaku që miratimi i kësaj rezolute të trajtohet si pikë e parë.

banner

Më pas i kërkoi PDK-së që të vendosë nëse dëshiron ta tërheq pjekt-rezolutën, apo nëse, siç propozoi ajo vetë, do të pajtohej që ajo të trajtohej nga përfaqësuesit e partive politike dhe të vinte më vonë në Kuvend për shqyrtim.

“Në një situatë të tillë kur ka mungesë të vullnetit për të bërë kompromis për një çështje kaq të ndjeshme, është tërësisht e pakuptishme për ne që ta hudhim në votim propozimin tonë. Në sallë do të qëndrojë vetëm Nait Hasani”, tha Vlora Çitaku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy