Kursimi i energjisë në Kosovë: Sa kushtojnë pajisjet shtëpiake me tarifa të ulëta dhe të larta

by Nexhat

Në Kosovë, çmimet e përdorimit të pajisjeve shtëpiake ndryshojnë ndjeshëm në varësi të tarifës së energjisë elektrike, duke mundësuar kursime të konsiderueshme për konsumatorët që përdorin energjinë gjatë orëve me tarifë të ulët. Sipas të dhënave të fundit, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00 gjatë verës dhe nga 22:00 deri në 07:00 gjatë dimrit.

Për familjet me konsum deri në 800 kWh në muaj, përdorimi i pajisjeve si rrobalarësja, enëlarësja, furra elektrike dhe bojleri është gati dyfish më i lirë gjatë tarifës së ulët. Për shembull, përdorimi i rrobalarëses në tarifë të ulët kushton mesatarisht 6,98 euro, krahasuar me 16,29 euro në tarifën e lartë. Ndërsa për konsum më të madh se 800 kWh në muaj, dallimi në çmime bëhet edhe më i theksuar, ku kostoja e furës elektrike mund të shkojë deri në 38,58 euro në tarifën e lartë, nga 18,2 euro në tarifën e ulët.

banner

Ekspertët rekomandojnë që konsumatorët të përpiqen të përdorin pajisjet në oraret me tarifë të ulët për të ulur faturat mujore të energjisë dhe për të menaxhuar më mirë konsumimin e saj. Ky ndryshim në çmim nxit edhe një përdorim më të përgjegjshëm dhe efikas të energjisë elektrike në nivel familjar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy