Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin kremtojnë sot Pashkët, festën më të madhe në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera.
Kjo ditë shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, duke simbolizuar besimin në Zot dhe shpresën për të gjithë besimtarët.
Mbrëmë, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, u mbajt Mesha Solemne e Pashkëve.
Në mesazhin e tij, Ipeshkvi Dodë Gjergji bëri thirrje për reflektim shpirtëror, dashuri dhe pajtim, si dhe për ripërtëritje të shpresës në mesin e familjeve shqiptare.
Ai gjithashtu u bëri thirrje liderëve politikë që të tregojnë përgjegjësi në ushtrimin e detyrave të tyre, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në vend, ndërsa u lut për ndaljen sa më të shpejtë të luftërave në botë dhe për mbizotërimin e paqes dhe qetësisë

