Në Kaçanik është arrestuar një i dyshuar për “krime lufte kundër popullatës civile”.
I nëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Atij i është bastisur prona, ku janë gjetur dhe konfiskuar: fishekë, armë, uniformë (e MUP-it), pajisje të ndryshme, etj.
Njoftimi i plotë i policisë:
KRIME LUFTE KUNDËR POPULLATËS CIVILE/Kaçanik / 09.03.1999. Hetues policor të PK-së, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë kompletuar provat kundër të dyshuarit m/k, dhe me datë 04.04.2026 kanë arrestuar të dyshuarin. Është bastisur prona e tij ku janë gjetur dhe konfiskuar: fishekë, armë, uniformë (e MUP-it), pajisje të ndryshme, etj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
I dyshuari A.D është arrestuar me urdhër të prokurorisë Speciale të Kosovës.

