Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ua ka uruar Pashkët besimtarëve katolikë.
Në urimin e tij, Hmza shprehet “bashku po i forcojmë vlerat, respektin dhe bashkëpunimin për një shoqëri të bashkuar dhe më të drejtë për të gjithë”.
Postimi i tij:
Në këtë të diel të Pashkëve katolike, ua uroj festën të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë.
Së bashku po i forcojmë vlerat, respektin dhe bashkëpunimin për një shoqëri të bashkuar dhe më të drejtë për të gjithë.
Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shumë gëzime në çdo familje!

