Abdixhiku: Pashkët janë simbol i ringjalljes së shpresës, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

Në urimin e tij, përmes faqes zyrtare të LDK-së në Facebook, Abdixhiku theksoi se kjo festë shënon ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e besimit në vlerat më të larta njerëzore.

banner

“Pashkët janë simbol i ringjalljes së shpresës, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju uroj përzemërsisht festën e Pashkëve. Le të shërbejë kjo ditë si frymëzim për më shumë mirëkuptim, bashkim dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, me besimin se së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë.Gëzuar Pashkët!”, thuhet në urim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy