Abdixhiku arrin në Kuvend për takim me Kurtin, mediave u thotë se deklarohet më vonë

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka arritur në Kuvend për t’u takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Ky takim vjen pas paralajmërimeve të kryeministrit Kurti, për t’u takuar me lider të opozitës për çështjen e presidentit.

banner

Abdixhiku është pyetur se a pret të arrihet ndonjë konsensus, por ka shtuar se vetëm pas takimit do të deklarohet.

“Të shohim tash, po shkojmë në takim. Pas takimit deklarohemi”, ka thënë shkurt Abdixhiku.

Të shtunën ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani ia dorëzoi detyrën, Albulena Haxhiut.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat që deri më 28 prill të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy