E kërcënoi dhe e fyeu, Haradinaj për Korab Bajgorën: Askush mbi ligjin, të gjithë e marrin ndëshkimin që u takon

by Nexhat

Ditë më parë, një person,  Korab Bajgora, përmes një video të postuar në Facebook, ka kërcënuar, sharë e fyer, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij.

I njëjti, më vonë u arrestuar, dhe për të, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

banner

Lidhur me këtë rast, është deklaruar vetë Haradinaj, ka thënë se të gjithë e marrin ndëshkimin që u takon, ose nga ligji ose nga zoti.

“Kushdo, të gjithë kanë me marr ndëshkimin për aq sa i takon, ja prej ligjit ja prej Zotit. Çka do që e bajnë kanë me pagu, kushdo që e bon mbi këtë dhe, pra kanë me marrë, ja prej ligjit ja prej zotit”, tha dje Haradinaj në Debatplus.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy