Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, lidhur me çështjen e presidentit, ka thënë se gjatë këtij muaji do të vërtetohet nëse ka vullnet politike, dhe, pa marrëveshje për bashkëpunim s’do të ketë rezultat.
Haziri, ka vlerësuar edhe se, pragmatizmi dhe kompromisi janë vlera politike e jo dobësi, dhe se, populli i Kosovës, nuk meriton qeverisje tjetër po asaj euroatlantike, përcjell Gazeta Express.
‘’ Në të kundërtën, Kosova, për mungesë pragmatizmi, duhet të zgjedhë përmes gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese ose zgjedhjeve 8-milionëshe’’, ka thënë Haziri.
Postimi:
Populli i Kosovës është europian me orientim, nuk meriton qeverisje tjetër pos asaj euroatlantike, ku LDK tash e 37 vjet beson, punon e ndërton!
Prilli është muaji që do të determinojë nëse ka vullnet politik në Kosovë, nëse ka marrëveshje për bashkëpunim, pa të cilën nuk del rezultati, sepse pragmatizmi dhe kompromisi janë vlera politike e jo dobësi.
Sa më shumë fiton mbështetje, bëhesh më i përgjegjshëm, sepse duhet ndarë me të tjerët.
Në të kundërtën, Kosova, për mungesë pragmatizmi, duhet të zgjedhë përmes gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese ose zgjedhjeve 8-milionëshe.
Ky popull i Kosovës është europian me orientim, nuk meriton qeverisje tjetër pos asaj euroatlantike, ku LDK tash e 37 vjet beson, punon e ndërton!

