“Shihemi në gjykatë”, këshilltarja e Osmanit i reagon Bajqinovcit që tha se Presidentja ishte në anën e Lajçak

by Nexhat

Egnesa Vitia, këshilltare e presidentes Osmani, ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Pas intervistës së ish-presidentes Vjosa Osmani në Pressing të TV7, deputeti Bajqinovci tha se “Presidentja jo vetëm që nuk ka kontribuar në heqjen e masave, por ka qenë në të njëjtën linjë me Lajçakun, pra për tërheqje nga veriu”.

E më pas, këshilltarja e Osmani, Vitia, shkroi në Facebook:

banner

Për shpifjen e publikuar sonte, deputeti Mefail Bajqinovci do të paditet për shpifje nga Presidentja Osmani.

Natyrisht, për dallim nga pretendimet e tij të pavërteta, Presidentja Osmani posedon dëshmi të qarta dhe konkrete që dëshmojnë se ai dhe urdhërdhenësit e kësaj shpifjeje po gënjejnë.

Shihemi në gjykatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy