Shiu në Irlandë s`e pengon Kosovën për t`u përgatitur për ndeshjen

by Nexhat

Nën reshjet e shiut në Dublin, Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen zyrtare në prag të ndeshjes së fundit të këtij viti në Ligën e Kombeve, kundër Republikës së Irlandës.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës, e cila ka njoftuar se “Dardanët” janë përgatitur me përqendrim të plotë dhe motivim maksimal për këtë përballje.

banner

Gjatë ditës së hënë, përzgjedhësi Franco Foda dhe sulmuesi Fisnik Asllani kanë mbajtur konferencë për media, ku të dy kanë theksuar se synimi i Kosovës në Dublin është fitorja dhe marrja e tri pikëve.

Përballja me Irlandën është shumë e rëndësishme për fatin e Kosovës në Grupin B3 të Ligës B të Ligës së Kombeve. “Dardanët” aktualisht renditen në vendin e dytë me gjashtë pikë pas pesë ndeshjeve, një më shumë se Irlanda, që zë vendin e tretë.

Kosovës i mjafton edhe barazimi për ta siguruar pozitën e dytë në grup dhe pjesëmarrjen në barazh për ngjitje në Ligën A. Me fitore, “Dardanët” do ta përforconin këtë pozitë, ndërsa humbja do t’ua komplikonte ndjeshëm situatën.

Në rast të humbjes, Irlanda do ta kalonte Kosovën në renditje, ndërsa pozita përfundimtare e “Dardanëve” do të varej edhe nga rezultati i ndeshjes ndërmjet Izraelit dhe Austrisë. Në rast të kombinimeve të pafavorshme, Kosova mund të përfundojë edhe në vendin e fundit dhe të rrezikojë rënien në Ligën C.

Ndeshja Irlandë – Kosovë zhvillohet të martën, më 17 nëntor, në Dublin, me fillim nga ora 20:45

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy