Kriza e golit te Milan, sulmuesit duhet të “prishin agjërimin”

by Nexhat

Kriza e golit vazhdon të rëndojë mbi Milan. Humbja në Napoli ka shuar përfundimisht ëndrrat për titull dhe ka nxjerrë në pah një problem të madh: mungesën e efikasitetit në sulm. Edhe pse trajneri Massimiliano Allegri provoi gjithçka duke aktivizuar disa sulmues, kuqezinjtë nuk arritën asnjë goditje në portë.

Shifrat janë shqetësuese: goli i fundit i një sulmuesi daton që nga ndeshja me Cremonese, ndërsa në fazën e dytë vetëm Rafael Leão dhe Christopher Nkunku kanë gjetur rrugën e rrjetës. Christian Pulisic është në agjërim prej 100 ditësh, ndërsa Niclas Füllkrug prej 79 ditësh.

banner

Forma në rënie e Leãos dhe Pulisic ka ndikuar drejtpërdrejt në rendimentin e skuadrës. Të dy, dikur pika referimi në sulm, sot po kalojnë një periudhë të vështirë, duke lënë Milanin pa alternativa reale përpara.

Leão mbetet golashënuesi më i mirë i ekipit me vetëm 9 gola në kampionat, një shifër që tregon qartë vështirësitë e sezonit. Ndërkohë, Pulisic pas një starti të shkëlqyer është zhdukur nga radarët në vitin 2026.

Në këtë fazë vendimtare, problemi i sulmit mbetet nyja kryesore për t’u zgjidhur. Për  Milan, rikthimi te goli është thelbësor për të shpëtuar sezonin dhe për të siguruar një vend në kompeticionet europiane

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy