Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve, Osmani shkeli afatin ligjor me mosemërim

by Nexhat

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se përbërja e KQZ-së reflekton grupet parlamentare dhe jo numrin e deputetëve të partive politike në Kuvend.

Ai ka thënë se në një situatë hipotike ku një parti merr 75 % në zgjehje dhe 5 subjekte të tjera nga 5 %, atëherë të të gjitha grupet do të kishin nga një anëtarë.

banner

‘Përbërja e KQZ-së nuk e reflekton proporcionalisht fuqinë politike dhe numrin e deputetëve në Kuvend. Ajo e reflekton vetëm numrin e grupeve parlamentare si të tilla – pavarësisht numrit të deputetëve, për aq sa është e zbatueshme.

Për ilustrim, në një situatë hipotetike, edhe nëse një subjekt do t’i fitonte 75% në zgjedhje, e pesë subjekte tjera nga 5%, prapë se prapë, të gjitha gjashtë grupet do të kishin vetëm nga një anëtar. E nëse ky model zbatohet për përbërjen bazë, nuk ka asnjë sens që për anëtarët “shtesë” të aplikohet një formulë tjetër për emërim”, ka shkruar ai.

Cakolli në profilin e tij ka thënë se sot mbyllet afati 60 ditor për nisjen e mandatit të anëtarëve të rinj derisa thekson se Osmani ka shkelur afatin procedural me mosemërimin e anëtarëve.

“Përndryshe, sot përmbyllet afati ligjor (60-ditor) për fillimin e mandatit të anëtarëve të rinj të KQZ-së. Megjithatë, afati ligjor procedural për emërimin e anëtarëve veçse është shkelur prej më shumë se dy javësh – nga Presidentja Osmani. Ajo nuk ka ushtruar kompetencat e saj kushtetuese e ligjore, përkundër vendimmarrjes së shpejtë të Kushtetueses në lidhje me këtë situatë, e cila i kishte lënë Presidentes disa ditë kohë për emërim, para përfundimit të mandatit të saj”, ka përfunduar Cakolli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy