Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Kosova s’mund të trajtohet si në vitin 1999, UNMIK-ut i ka ardhur fundi

by Nexhat

Përfaqësuesja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara ka thënë se nuk ka arsye më që UNMIK-ut të vazhdojë të funksionojë në Kosovë, meqë Kosova s’mund të trajtohet njëjtë sikur të ishte në vitin 1999,

Ajo ka thënë se Uashingtoni përkrah shkurtimin buxhetor të UNMIK-ut dhe se misioni duhet të funksionoj me buxhet të shkurtuar deri të mbyllet.

banner

“S’ka arsyetim që Kosova të trajtohet në vitin 2026 sikur të ishte në vitin 1999. KFORi merret me sigurinë. Përfaqësuesi i BE-së merret me dialogun. UNMIK-u nuk adreson as paqeruajtje e as normalizim”, ka thënë Bruce, raporton Express.

“Mirëpresim zvogëlimin e buxhetit të UNMIK-ut. Deri të merret vendimi për mbyllje, ky mision duhet të funksionojë me buxhet të reduktuar”, ka shtuar ambasadorja amerikane.

“UNMIK-ut i ka ardhur fundi i rrugës. Nëse ky Këshill është serioz, ne duhet të veprojmë”, ka përfunduar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy