Gigi Hadid thyen heshtjen pas raportimeve se u arrestua në aeroport për drogë

by informim

Gigi Hadid me sa duket ka folur pasi u arrestua për posedim kanabisi gjatë pushimeve në ishujt Kajman.

Supermodelja, 28 vjeçe, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Owen Roberts’ më 10 korrik, pasi mbërriti në ishujt Kajman me një mikeshë me një aeroplan privat.

banner

Sipas gazetës lokale Cayman Marl Road, Hadid dhe shoqja e saj u arrestuan për “dyshim për importimin e drogës dhe importimin e enëve të përdorura për konsumin e saj”.

Foto: Screenshot/Instagram

Hadid dhe shoqja e saj u dërguan më pas në Qendrën e Paraburgimit të Ishujve Mbretëror Kajman, ku më vonë u liruan me kusht, tha burimi, ndërsa vuri në dukje se “sasitë ishin relativisht të vogla dhe ishin me sa duket për konsum personal”.

Sipas gazetës lokale të lajmeve, modelja dhe shoqja e saj u paraqitën në gjykatë më 12 korrik, ku u akuzuan zyrtarisht dhe u deklaruan fajtorë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata u gjobitën me 1000 dollarë dhe nuk po përballen me asnjë akuzë, raportoi më tej Cayman Marl Road.

Një përfaqësues i Gigit tha për E!News se ajo ‘kishte udhëtuar me marihuanë të blerë legalisht në New York me një licencë mjekësore’.

Foto: Screenshot/Instagram

Të martën e 18 korrikut, Hadid u duk se e trajtoi në mënyrë delikate incidentin, ku në Instagram ndau një album me foto dhe video që dukej se u realizuan gjatë pushimeve të saj.

“Gjithçka mirë që përfundoi mirë”, theksoi ajo.

Në një video, Hadid dhe një mik mund të shiheshin të ulur në shezllone dielli ndërsa ishin përballë oqeanit, me supermodelen që shihej duke u kthyer për t’i buzëqeshur kamerës.

Veç kësaj, Gigi ndau edhe disa pamje të tjera nga pushimet në ishullin e mrekullueshëm.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy